Njoftim për kurset e gjuhës ruse në Shqipëri

 

Më datë 24 shtator 2018 rifillojnë kurset falas të gjuhës ruse në qytetin e Tiranës. Për të mësuar në këto kurse janë të ftuar të gjithë të interesuarit! Kursantët e rinj, por edhe ata që kanë ndjekur kurset vitin e kaluar duhet të regjistrohen me anë të plotësimit të një kërkese, e cila më pas dërgohet në këtë adresë elektronike: gjuharuse@gmail.com.

Kërkesat pranohen nga data 1 shtator deri më 21 shtator 2018.

U lutemi të interesuarve të tregojnë kohën e përshtatshme për ndjekjen e kurseve me qëllim formimin e grupeve mësimore, postën elektronike (e-mail), si edhe numrin e telefonit (celular/fiks). Në websaitin e Ambasadës do të jepet informacion mbi orarin e mësimeve dhe përbërjen e çdo grupi të kursantëve.

Formularin e kërkesës mund ta shkarkoni nga ky link:

KURSET E GJUHËS RUSE NË SHQIPËRI

ORARI I MËSIMEVE NË KURSET E GJUHËS RUSE 2018 – 2019