Kontaktet politike
Kontaktet e para politike midis shqiptareve dhe Rusise datojne ne shekullin XVIII. Ne mes te shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis Himares dhe Rusise. Ne keshillin e Himares, ne tetor 1759 u vendos te pranohet protektorati i Rusise dhe te dergohen perfaqesues ne oborrin Rus per bisedime. Drejtuesit e bashkesise himariote pergatiten edhe nje mesazh per Careshen Elisabeta Petrovna, ku shprehej gezimi per fitoret e armeve ruse ne Luften shtate vjeçare dhe shpresa, se se shpejti “keto arme fitimtare” do i shpetojne popujt e shtypur ortodokse te Ballkanit nga zgjedha otomane. Njeherit shprehej gatishmeria per te rreshtuar nen flamujt ruse 1-2 regjimente te himarioteve ortodokse. Bashke me malesoret ortodokse te Shqiperise se Jugut, shqiptaret katolike ne veri te vendit i bene me dije qeverise se Carit se ne rast te nje lufte Ruso-Turke, ata “mund t’i shkaktojne armikut diversion te konsiderueshem”. Keshtu thuhej ne peticionin, qe ne mars 1762 I dorezoi car Pjetrit te III ne Peterburg pjestari i nje familje te njohur shkodrane J. Suma. Por ne te dy rastet Peterburgu nuk e quajti te nevojshme te futet ne marredhenie me shqiptaret ne kohe paqe. Por, kur me 1768 nisi lufta ruso-turke, komandanti i pergjithshem i eskadres ruse ne Mesdhe A.Orllov iu drejtua himarioteve, per te hyre ne sherbimin ushtarak rus, shume himariote iu pergjigjen thirjes dhe luftuan me trimeri ne perberje te eskadres ne Arkipelag. Disa syresh, pas mbarimit te luftes, u shperngulen ne Rusi bashke me familjet e tyre.
Ne vitet 1787 – 1791, gjate luftes tjeter ruso-turke shume himariote u rreshtuan me luftetaret e flotes vullnetare, qe vepronte ne Mesdhe kunder turqve nen komanden e patriotit grek, oficerit te sherbimit rus L. Kaconis. Nje pjese e ketyre ushtareve dhe detareve pas nenshkrimit te paqes se jasit u vendosen ne Rusi, prane Odeses. Kesaj periudhe i perkasin emrat e rrugeve te Odeses “Arnaute e Madhe” dhe “Arnaute e Vogel”.
Ne kufirin e shekulli XVIII-XIX lidhjet ruse-shqiptare vazhduan te zgjerohen. Gjate ekspedites se admiraleve Ushakov dhe Semjavin ne Detin Mesdhe dhe qendrimit te trupave ruse ne ishujt e Jonit, shume shqiptare luftuan nen flamujt ruse. Ne rrethimin e Korfuzit (1798-1799) moren pjese afer 4500 shqiptare. Qindra shqiptare sherbyen ne “legjionet e pushkatareve te lehte”, te krijuar me 1805 nga komanda ruse ne ishujt e Jonit.
*..*..*
Diplomati rus A. Petrjajev, qe mori pjese ne Konferencen e Londres (1912-1913) ku u percaktuan kufijte e shtetit te pavarur shqiptar de-facto ka qene perfaqesuesi i pare zyrtar i Rusise ne Shqiperi. Ai e vizitoi disa here Shqiperine, u takua me anetare te Qeverise se Perkoheshme, me I. Qemalin, me pronare te njohur tokash dhe informonte qevrine cariste per gjendjen ne kete vend.
Lajmi per Revolucionin e Tetorit ne Rusi mberriti ne Shqiperi ne fillim te nentorit 1917. Shqiptaret i pershendeten aktet e politikes se jashtme te Rusise revolucionare per nderprerjen e luftes imperialiste dhe vendosjen e paqes demokratike pa aneskime dhe kontribute. Luften per rivendosjen e pavaresise dhe ruajtjen e teresise teritoriale te vendit e ndihmoi mjaft edhe shpallja hapur nga qeveria sovjetike, midis marreveshjeve te tjera te fshehta, edhe asaj te 26 prillit 1915, ku parashikohej copetimi I Shqiperise.
* * *
Kreu i qeverise borgjeze – demokratike te Shqiperise F. Noli, i ndodhur ne Rome ne mesin e tetorit 1924, u takua me perfaqesuesin e BRSS ne Itali K. Jurenev, me te cilin bisedoi per hapat praktike qe duhen ndermarre per vendosjen e marredhenieve diplomatike Shqiperi-Rusi. Me 16 dhjetor 1924 perfaqesusei sovjetik ne Athine A. Krakovecki mberriti ne Tirane per te zhvilluar proçedurat e vendsojes se marredhenieve diplomatike. Por, per shkak te gjendjes se nderlikuar politike te brendeshme ne Shqiperi dhe trysnise nga jashte, kjo nuk u realizua.
Ne fund te dhjetorit 1924 si rezultat i grushtit te armatosur te shtetit (edhe me perkrahjen e njesise vrangeliste te komanduar nga koloneli V. Berestovski) pushtetin ne vend e moren pasuesit e kolonelit A. Zogu, i cili me vone u be mbreti i pare i Shqiperise.
Ne shtator 1934 qeveria shqiptare iu pergjigj pozitivisht propozimit te BRSS per rivendsojen e marredhenieve diplomatike. Ne prill 1939 Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste dhe marredheniet diplomatike Shqiperi – BS u prene.
* * *
Me 30 tetor 1945 qeveria sovjetike dergoi nje note ne adrese te ambasadorit te SHBA ne Moske A. Harriman, ku theksohej deshira per vendosjen e marredhenieve diplomatike, si dhe gatishmeria, bashke me SHBA dhe Britanine, te njihnin njekohesisht Qeverine e Perkoheshme Demokratike te Shqiperise.
Me 10 nentor 1945 kreu i misionit te ri ushtarak sovjetik, qe kish ardhur ne Shqiperi ne korrik 1945, koloneli S. Sokolov, ne emer te qeverise se BS dorzoi ne MPJ te Shqiperise noten mbi njohjen e administrates se re shqiptare si qeveri te ligjshme.
Me 11 janar 1946 I derguari i pare sovjetik D. Çuvahin i dorezoi letrat kredenciale Kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor O. Nishani, kurse ne dhjetor 1946 marredheniet diplomatike u vendosen plotesisht.
Vizita e pare zyrtare ne Moske e delgacionit qeveritar te RPSH me ne krye Hoxhen u zhvillua ne korrik 1947. Gjate takimeve te E. Hoxhes me Stalinin dhe Molotovin palet kembyen mendime per shume probleme te marredhenieve ndershtetёrore, ndertimit partiak ne Shqiperi etj.
Ne maj 1959 per nje vizite ne Shqiperi, e cila zgjati dhjete dite erdhi kreu i shtetit sovjetik N. Hrushovi, i shoqeruar nga ministry i mbrojtjes se BS, R. Malinovski, beri nje vizite ne jug te vendit, vizitoi bazen ushtarake te Traktatit te Varshaves ne Pasha-Liman (Vlore).
Deri ne nentor 1960 delegacionet partiake apo shteterore me ne krye Hoxhen dhe udheheqes te tjere te larte shqiptare vizituan disa here Mosken. Edhe ne Tirane vinin delegacione sovjetike te kryesuara nga udheheqes te partise e te shtetit.
Pas mbledhjes se udheheqesve te partive komuniste ne nentor 1960 ne Moske, e cila i thelloi mosmarreveshjet ideologjike dhe politike midis RPSH dhe BS, ne marredheniet shqiptaro-sovjetike nisi te zhvillohet me vrull nje krize gjitheperfshirese.
Ne nentor 1961 qeveria e BRSS terhoqi nga Tirana te gjithe personelin e ambasades sovjetike, ç’ka faktikisht shenoi prishjen e marredhenieve diplomatike. Ato u nderprene ne dhjetor 1961 dhe u normalizuan ne korrik 1990.
* * *
Ne qershor-korrik 1990 ne takimet e delegacioneve te MPJ te BS dhe Shqiperise ne Sofje dhe Tirane u arrit marreveshja per normalizimin e marredhenieve dypaleshe. Rifillimi i veprimtarise se ambasadave te te dy shteteve ndodhi ne shkurt (ne Tirane) dhe ne prill (ne Moske) 1991.
Ne dhjetor 1991 MPJ e Shqiperise doli me deklaraten, ku midis te tjerave thuhet, se Tirana eshte e gatshme te njohe Federaten Ruse si pasardhese me te drejta tё BRSS.
Ne korrik 1991 ne Moske me ftese te Sovjetit Suprem te BRSS, erdhi per vizite zyrtare delegacioni i paralemntit te RSH me ne krye K. Islamin.
Me 16 tetor 1992 u zhvillua vizita zyrtare ne Shqiperi e Sovjetit Suprem te FR me ne krye K. Haspullatov.
Me 22 – 27 janar 1995 u zhvillua vizita e dyte zyrtare ne Moske e delegacionit te Parlamentit shqiptar me ne krye P. Arbnori.
10-13 prill 1995 – vizita ne Rusi e kryeministrit te RSH A. Meksi. Gjate bisedimeve te tij me kryetarin e qeverise se FR V. Çernomerdin u diskutuan probleme te bashkepunimit dypalesh ekonomik, tekniko-shkencor dhe kulturor. U nenshkruan: Konventa Konsullore, Marreveshjet tregtare – ekonomike dhe tekniko – shkencore; u siglua Traktati i miqesise dhe bashkepunimit midis Rusise dhe Shqiperise.
Me 9 maj 1995 ne kremtimet solemne te 50 –vjetorit te Fitores mbi Fashizmin ne Moske ishte I pranishem ne Moske presidenti I RSH S. Berisha.
Vjeshten e 1995 u kembyen vizita te komisioneve parlamentare te jashtme dhe te energjetikes, industrisё, ndertimit.
Ne mars 1999 erdhi per vizite ne Tirane delegacioni i Dumes Shteterore te Kuvendit Federal te Federates Ruse me ne krye zevendes kryetarin S. Baburin. U zhvilluan bisedime te S. Baburinit me Kryetarin e Parlamentit te Shqiperise S. Gjinushi. Delegacionin e priti presidenti R. Mejdani dhe kryeministri P. Majko.
Me 14 – 16 tetor 2002 delegacioni i Dumes Sheterore me ne krye zevendes kryetarin V. Zhirinovskin mori pjese ne konferencen parlamentare nen kujdesin e Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore ne Tirane.
Ne dhjetor 2002 ne Moske ishte per vizite pune ministri i jashtem i Shqiperise I. Meta. Gjate bisedimeve te tij me ministrin e jashtem I. Ivanovin u diskutua çeshtje te rendit te dites dypalesh dhe nderkombetare, perfshi problematiken rajonale.
Me 23 – 24 mars 2005 ne Tirane, ne kuadrin e vizites ne Tirane, ishte delegacioni i Komisionit te Jashtem i Dumes Shteterore me ne krye K. Kosaçov. U zhvilluan bisedime te tij me kryetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit te RSH I. Zela. Delegacionin e priti presidenti i Shqiperise A. Moisiu, kryetari i kuvendit S. Pellumbi, ministri i puneve te jashtme K. Islami. U diskutuan probleme te marredhenieve dypaleshe, te bashkepunimit nderparlamentar, probleme aktuale nderkombetare dhe rajonale perfshi edhe Kosoven.
Me 9 maj 2005 ne veprimtarite festive ne Moske, me rastin e 60-vjetorit te fitores mbi fashizmin qe i pranishem presidenti i RSH A. Moisiu. Si pjestar aktiv i rezistences antifashiste, kreu i shtetit shqiptar u dekorua nga presidenti V. Putin me medaljen jubilare.рганизации стран Черноморского экономического сотрудничества.