Dega konsullore
Prej datës 7 Prill 1993 midis Qeverisë së Federatës Ruse dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ekziston Marrëveshja për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve. Sipas kësaj Marrëveshjeje:
1. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë duhet të marrin vizë përkatëse për të hyrë në territorin e Federatës Ruse për qëllime tregtare, pune, fetare, bamirësie, studimi, praktika praktike dhe punime shkencore.
2. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që kanë pasaporta diplomatike dhe shërbimi mund të hyjnë, të largohen ose të kalojnë përmes territorit të Federatës Ruse pa viza me të drejtën e qëndrimit në territorin e saj deri në 90 ditë.
3. Anëtarët e personelit diplomatik, administrativ, teknik dhe të shërbimit të misioneve diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues zyrtarë të Republikës së Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve të tyre të vendosura në territorin e Federatës Ruse, si edhe anëtarë të delegacioneve të Republikës së Shqipërisë në takime ndërkombëtare që zhvillohen në territorin e Federatës Ruse, në rast të disponimit nga ana e tyre e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, mund të qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse pa viza brenda afatit të përmbushjes së detyrës.
4. Shtetasit e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Federatës Ruse për çështje private, familjare, çështje të tjera civile ose për qëllime turistike brenda periudhës së specifikuar në dokumentin e agjensisë së udhëtimit (vaucher), marrin vizë hyrëse, zakonisht brenda 4 ditëve pune.
Në rastet kur kërkohet një udhëtim urgjent (me qëllim pjesëmarrje në festa familjare, përvjetore, takim i të sëmurëve, funerale, etj.), vizat hyrëse lëshohen në mëyrë urgjente në bazë të një telegrami apo një njoftimi tjetër.
5. Shtetasit e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Federatës Ruse për qëllime pune apo për qëndrim të përhershëm, duhet të kenë dhe paraqesin lejen përkatëse nga organet e autorizuara të Federatës Ruse për marrjen e vizës.
VIZA PRIVATE E ZAKONSHME
Mund të jetë mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe deri në tre muaj.
Qëndrimi i shtetasit të huaj në territorin e Federatës Ruse në bazën e një vize private shumëkalimshe nuk mund të kalojë 90 ditë nga çdo 180 ditë të njëpasnjëshme (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse).
Bazë për lëshimin e vizës së zakonshme private përbën:
a) ftesa në formular të posaçëm dhe formë të përcaktuar ose në formë elektronike, e lëshuar nga organi territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë;
b) vendimi i shefit të misionit diplomatik të Federatës Ruse për lëshimin e vizës private një shtetasi të huaj në bazë të një kërkese me shkrim të një shtetasi të Federatës Ruse për hyrjen e përbashkët (bashkë me të) në Federatën Ruse të anëtarëve të familjes së tij (bashkëshortit (bashkëshortes), fëmijëve të mitur, fëmijëve të rritur me aftësi të kufizuara), të cilët janë shtetas të huaj. Kjo procedurë vlen për të gjithë qytetarët rusë që ndodhen jashtë shtetit në mënyrë të ligjshme.
Për të aplikuar për një vizë të tillë, shtetasi rus duhet të shkruajë një kërkesë për hyrje të përbashkët, të paraqesë pasaportën ruse të vlefshme për udhëtim jashtë shtetit, si dhe një dokument që vërteton lidhjen e nevojshme farefisnore. Në rast të hyrjes së përbashkët me një fëmije të rritur me aftësi të kufizuara, aplikuesi duhet të paraqesë një dokument që konfirmon paaftësinë e fëmijës. Nuk është e nevojshme paraqitja e një dokumenti (biletë ose rezervimi i saj) që vërteton hyrjen e përbashkët në territorin e Rusisë.
c) vendimi i shefit të misionit diplomatik, i marrë në raste të jashtëzakonshme në bazë të një kërkese me shkrim të shtetasit të huaj që planifikon të hyjë në Rusi në bazë të një vizë private për qëllim udhëtimi “rast i veçantë”. Në këtë rast, aplikuesi duhet të paraqesë dokument vërtetues për nevojën e trajtimit mjekësor urgjent, për një sëmundje të rëndë ose vdekjen e një të afërmi të aplikuesit.
Dokumente të tilla vërtetuese janë:
- konfirmim zyrtar me shkrim nga institucioni mjekësor rus (i vërtetuar me vulë) për nevojën e trajtimit mjekësor urgjent, për trajtim spitalor urgjent ose ekzaminim mjekësor urgjent të shtetasit të huaj;
- çertifikata e vdekjes së shtetasit të huaj apo rus, i afërm i aplikantit, e lëshuar nga organi shtetëror i autorizuar për këtë;
- telegram ndërkombëtar i çertifikuar nga një zyrtar i institucionit të komunikacionit (i shoqëruar me vërtetimin e mjekut, organeve kompetente, çertifikatës së vdekjes dhe dokumenteve të tjera në kohën e përgatitjes së telegramit);
- dokumente që konfirmojnë lidhjen familjare të aplikantit dhe shtetasit të huaj rezident në Rusi;
- apeli zyrtar me shkrim i autoriteteve të vendit pritës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrive të tjera, departamenteve, ambasadave ose konsullatave të përgjithshme të vendit, shtetas i të cilit është aplikanti, që konfirmon vdekjen, sëmundjen e rëndë ose aksidentin.
Në përputhje me Kodin e Familjes të Federatës Ruse, të afërm konsiderohen: burri, gruaja, fëmijët, prindërit (e burrit apo gruas, nëse njëri prej bashkëshortëve është person shoqërues), gjyshërit.
Për marrjen e një vize të zakonshme private në përfaqësitë konsullore duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- një nga dokumentet e sipërpërmendura për lëshimin e vizës;
- pasaportë e vlefshme për udhëtim jashtë shtetit;
- formular aplikimi për vizë i plotësuar, me një fotografi të përmasave të caktuara;
- policë sigurimi e shëndetit (e vlefshme për vendet e BE);
- një dokument që i jep të drejtë shtetasit të huaj të qëndrojë pa ndërpreje në vend për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë jo në shtetin e tij.
VIZA E ZAKONSHME TURISTIKE
I lëshohet shtetasit të huaj që hyn në Federatën Ruse si turist për një periudhë kohore deri në 1 muaj ose në bazë të prinicipit të reciprocitetit për një periudhë deri në 6 muaj. Viza e zakonshme turistike mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare apo traktate të nënshkruara nga Federata Ruse).
Bazë për lëshimin e një vize të zakonshme turistike përbën konfirmimi për pranimin e turistit të huaj nga një organizatë, të dhënat e së cilës janë në Regjistrin Federal të Unifikuar të Operatorëve Turistikë.
Vetëm kompanitë e turistike ruse që operojnë në fushën e turizmit ndërkombëtar hyrës, të përfshira në Regjistrin Federal të Unifikuar të Operatorëve Turistikë dhe që kanë numër regjistral nga Agjensia Federale e Turizmit, kanë të drejtë të konfirmojnë vizat për turistët e huaj.
Në rast dyshimi në lidhje me qëllimin e vërtetë të udhëtimit ose vërtetësinë e konfirmimit të paraqitur, shtetasi i huaj është i detyruar me kërkesë të Degës Konsullore të paraqesë kopje të dokumenteve që konfirmojnë çdo shërbim që do t'i ofrohet atij në Rusi (dokumente mbi pagesën për akomodimin në hotel, udhëtimet, kontratat me agjencitë turistike, fermat e gjuetisë etj).
Konfirmimi i rezervimit të akomodimit në hotel nuk është një kriter për lëshimin e vizës turistike, përveçse në rastet kur hoteli nuk është regjistruar në Regjistrin Federal të Unifikuar të Operatorëve Turistikë dhe nuk i ka lëshuar shtetasit të huaj konfirmim përkatës me numër regjistral.
Vizat turistike zakonisht lëshohen njëkalimshe. Viza turistike me dy kalime lëshohet vetëm, nëse dokumentet turistike të paraqitura nga shtetasi i huaj parashikojnë udhëtime për të njëjtat qëllime në vendet fqinje me Rusinë, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Federatën Ruse, (në vendet e afërta me Rusinë ose në vendet, nga të cilat kthimi realizohet nëpërmjet Rusisë, për shembull, Kina, Osetia e Jugut, Abhazia). Përveç kësaj, kohëzgjatja e vizës dykalimshe nuk mund të jetë më shumë se një muaj.
Viza turistike lejon hyrjen e shtetasit të huaj në territorin e Rusisë jo vetëm për qëllime turistike, por edhe për bisedime pune afatshkurtra, pjesëmarrje në ekspozita, ankande, si edhe për konsulta mjekësore apo ekzaminime mjekësore. Në këtë rast, duhet të dorëzohen edhe dokumentet përkatëse vërtetuese. Në këtë rast, në konfirmimin e pranimit të turistit të huaj duhet të tregohet qëllim i udhëtimit: “turizëm me qëllim të caktuar”.
Për të marrë vizë të zakonshme turistike, pranë Degës Konsullore duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- dokumentet turistike të sipërpërmendura;
- pasaportë e vlefshme për udhëtim jashtë shtetit.
Pasaporta e paraqitur nga shtetasi i huaj nuk duhet të ngjallë dyshime përsa i përket origjinalitetit dhe përkatësisë së personit që e disponon, të përmbajë shënime, fshirje, korrigjime të pa kontrolluara nga autoritetet kompetente të shtetit të huaj përkatës, faqe të grisura ose të qepura. Gjithashtu, pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe bosh për vendosjen e vizave. Si rregull, pasaporta duhet të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj nga data e skadimit të vizës. Në rastin e lëshimit të vizës studentore apo vizës për qëllime pune, pasaporta nuk duhet të skadojë më herët se një vit e gjysmë nga data e fillimit të vizës.
- formulari i aplikimit për vizë i plotësuar: https://visa.kdmid.ru me një fotografi me përmasa (3.5 cm x 4.5 cm);
- policë sigurimi shëndetësor (e vlefshme për vendet e BE);
- një dokument që i jep të drejtë qytetarit të huaj të qëndrojë në vend për më shumë se 90 ditë, nëse ky shtetas i huaj aplikon për vizë në një vend tjetër dhe jo në shtetin e tij.
Si rregull, viza e zakonshme turistike lëshohet brenda 4 ditëve pune pasi të jenë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme nga shtetasi i huaj. Në rast të aplikimit për vizë turistike me qëllim kryerjen e një kontrolli mjekësor apo konsulte mjekësore, periudha e lëshimit mund të shkurtohet nga 1 deri 3 ditë pune.
Tarifa konsullore është 80 dollarë USA për vizën e zakonshme dhe 160 dollarë USA për vizën urgjente. Pagesa kryhet me para në dorë gjatë dorëzimit të dokumenteve në Degën Konsullore të Ambasadës.
VIZA E ZAKONSHME PUNE
Lëshohet për shtetasit e huaj që hyjnë në Federatën Ruse për qëllime pune. Ajo mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe për një periudhë kohore deri në tre muaj ose shumëkalimshe për një periudhë deri në një vit (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse).
Qëndrimi i shtetasit të huaj në territorin e Federatës Ruse me vizë shumëkalimshe pune nuk mund të kalojë 90 ditë nga 180 të njëpasnjëshme (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse).
Bazë për lëshimin e vizës së zakonshme pune përbën:
a) ftesa për të hyrë në Federatën Ruse, në formular të posaçëm dhe formë të përcaktuar ose në formë elektronike, e lëshuar nga organi territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë ose Departamenti Konsullor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, në përputhje me legjislacionin e Federatës Ruse;
b) kërkesa me shkrim (ftesa) e organizatës pritëse ruse (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse);
c) vendimi i udhëheqësit të misionit diplomatik apo përfaqësisë konsullore, i marrë në raste të jashtëzakonshme në bazë të kërkesës me shkrim të shtetasit të huaj që synon të hyjë në Rusi për qëllime pune. Në këtë rast, kërkesa me shkrim e shtetasit të huaj duhet të shoqërohet me një ftesë në çfarëdo forme e lëshuar nga organizata pritëse ruse, e cila paqyrohet në vizë. Viza pune shumëkalimshe bazuar sa më sipër nuk lëshohen.
Për të marrë viza të zakonshme pune, pranë Degës Konsullore duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- një nga dokumentet e sipërpërmendura për lëshimin e vizës;
- pasaportë e vlefshme për udhëtim jashtë shtetit;
- formulari i aplikimit për vizë i plotësuar https:/visa.kdmid.ru, me një fotografi të përmasave (3.5x4.5 cm);
- policë sigurimi shëndetësor (e vlefshme për vendet e BE).
- një dokument që i jep të drejtë shtetasit të huaj të qëndrojë në vend për më shumë se 90 ditë pa ndërprerje, në rats se ai aplikon për vizë jo në vendin e tij (shiko nënparagrafin e) të paragrafit 3.
Tarifa konsullore për vizën e zakonshme është 80 dollarë USA dhe 160 dollarë USA për vizën urgjente. Pagesa kryhet me para në dorë gjatë dorëzimit të dokumenteve në Degën Konsullore të Ambasadës.
VIZA E ZAKONSHME PËR MOTIVE HUMANITARE
Kjo vizë lëshohet për shtetasit e huaj që hyjnë në Federatën Ruse për qëllime shkencore, kulturore, socio-politike, sportive ose fetare (lidhje e kontakte), pelegrinazhi, veprimtari bamirësie apo ofrimin e ndihmës humanitare. Viza e zakonshme për motive humanitare lëshohet në bazë të ftesës origjinale ose elektronike të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme Ruse.
Kjo vizë mund të lëshohet me vendim të shefit të misionit diplomatik në raste të jashtëzakonshme në bazë të një kërkese me shkrim të shtetasi të huaj që planifikon të hyjë në Rusi për të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare ose në bisedime të nivelit të lartë. Në këtë rast, kërkesa me shkrim e shtetasit të huaj duhet të shoqërohet me një ftesë në çfarëdo forme nga organizata pritëse ruse, e cila shënohet në vizë. Viza humanitare shumëkalimshe mbi këtë bazë nuk lëshohen.
Viza e zakonshme humanitare mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe për një periudhë deri në tre muaj ose shumëkalimshme për një periudhë deri në një vit (nëse nuk parashikohet ndryshe nga marrëveshje ndërkombëtare të Federatës Ruse).
Qëndrimi i shtetasit të huaj në territorin e Federatës Ruse i pajisur me vizë shumëkalimshe humanitare nuk mund të kalojë 90 ditë nga çdo 180 të njëpasnjëshme.
Bazë për lëshimin e një vize të zakonshme për motive humanitare shërben:
a) ftesa për hyrje në Federatën Ruse, e lëshuar nga organi territorial i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, e përpiluar në formular të posaçëm sipas formës standarde të përcaktuar (një kopje e saj është e mjaftueshme).
Për të marrë vizë të zakonshme për motive humanitare, pranë Degës Konsullore duhet të dorëzohen këto dokumente:
- një nga dokumentet e sipërpërmendura, të cilat shpjegojnë arsyen e lëshimit të vizës;
- pasaportë e vlefshme për udhëtim jashtë shtetit për të paktën 6 muaj nga data e përfundimit të vizës së kërkuar;
- formular aplikimi i plotësuar https://visa.kdmid.ru/ me një fotografi me përmasat (3.5 x 4.5cm);
- policë sigurimi shëndetësor (e vlefshme për vendet e BE);
- një dokument që i jep të drejtë shtetasit të huaj të qëndrojë në vend për më shumë se 90 ditë pa ndërprerje, në rast se ai aplikon për vizë jo në vendin e kombësisë së tij.
VIZA E TRANZITIT
U lëshohet shtetasve të huaj ose personave pa shtetësi për qëllime udhëtimi
tranzit përmes territorit të Federatës Ruse, nëse këta persona nuk kanë të drejtë të kalojnë tranyit në territorin e Rusisë pa viza.
Udhëtimi tranzit në territorin e Federatës Ruse nga shtetasit e huaj dhe personat
pa shtetësi për në shtetin e destinacionit me të gjitha llojet e transportit të pasagjerëve lejohet me paraqitjen e vizës ruse të tranzitit, vizës hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse sipas itinerarit, të vizës së shtetit të destinacionit apo paraqitjen e pasaportës së këtij shteti dhe biletave të udhëtimit për dalje nga Federata Ruse me datën e konfirmuar të udhëtimit nga Federata Ruse.
Viza e tranzitit lëshohet për një periudhë kohore deri në 10 ditë.
Shtetasit të huaj që udhëton përmes territorit të Federatës Ruse për në shtetin e destinacionit në rrugë ajrore, i lëshohet vizë tranziti për një periudhë prej jo më shumë se 3 ditë.
Shtetasit të huaj që udhëton përmes territorit të Federatës Ruse për në shtetin e destinacionit me makinë ose kamion i lëshohet vizë tranziti për periudhën e nevojshme për udhëtimin tranzit përgjatë rrugës më të shkurtër (por jo më shumë se 10 ditë). Afati i dhënë përllogaritet bazuar në kilometrazhin mesatar ditor të një automjeti të barabartë me 500 km.
Viza e tranzitit mund të jetë njëkalimshe ose dykalimshe. Periudha e vlefshmërisë së vizës tranzite dykalimshe mund të jetë jo më shumë se një muaj, ndërsa afati i vlefshmërisë së vizës nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë. Në rast se shtetasi i huaj duhet të kalojë tranzit përmes Rusisë në një vend të tretë, dhe më pas të kthehet sërish përmes Rusisë për një periudhë totale që tejkalon një muaj, ai duhet të aplikojë për vizë tranziti njëkalimshe, ndërsa për vizën e dytë të tranzitit duhet të aplikojë në Degën Konsullore të Federatës Ruse në vendin, në të cilin shtetasi i huaj ka shkuar.
Vizat e tranzitit lëshohen në bazë të biletave të udhëtimit që janë të vlefshme për udhëtim nga Federata Ruse (ose në bazë të një garancie të konfirmuar të blerjes së tyre në territorin e Federatës Ruse dhe paraqitjen e vizës hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse sipas itinerarit që do të ndiqet, të vizës së shtetit të destinacionit apo paraqitjen e pasaportës së këtij shteti. Nuk kërkohet vizë hyrëse në shtetin që kufizohet me Federatën Ruse për shtetasit e të parit, si edhe për shtetasit e vendeve që kanë marrëveshje për hyrje pa viza me vendin që kufizohet me Rusinë ose me shtetin e destinacionit në bazë të marrëveshjeve që ekzisotjnë midis tyre (ky fakt duhet të vërtetohet me dokument përkatës).
Nuk lëshohen viza tranziti për një periudhë që tejkalon 10 ditë. Nëse është e nevojshme, shtetasit e huaj marrin viza të një kategorie dhe qëllimi tjetër udhëtimi: vizë të zakonshme turistike, vizë pune ose humanitare në përputhje me kërkesat përkatëse (nëse ka ftesa të lëshuara në mënyrën e përcaktuar, dokumente turistike etj.).
Kalimi tranzit përmes territorit të Federatës Ruse pa vizë lejohet për shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi në rastet kur:
- kryejnë fluturime të drejtpërdrejta në rrugë ajrore (pa qëndrim) përmes territorit të Federatës Ruse;
- ata udhëtojnë në rrugë ajrore me kompani ajrore ndërkombëtare me tranzit në të njëjtin aeroport në territorin e Federatës Ruse (vetëm nëse aeroporti ka zonë tranziti) dhe kanë dokumente përkatëse për të patur të drejtën të hyjnë në shtetin e destinacionit dhe një biletë avioni me datën e konfirmuar të nisjes nga aeroporti i tranzitit në territorin e Federatës Ruse brenda 24 orëve nga momenti i arritjes në këtë aeroport, me përjashtim të rasteve të ndalimit të detyruar;
- janë shtetas të një shteti, me të cilin Federata Ruse ka një marrëveshje ndërkombëtare përkatëse për kalimin transit pa viza.
Për të marrë viza tranziti, pranë degëve konsullore të Rusisë duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
- pasaportë me vizë nga shteti kufizues, përmes së cilit zhvillohet itinerari, ose nga shteti i destinacionit (nëse kjo është e nevojshme) me përjashtim të rasteve, kur ka një notë nga Ministria e Punëve të Jashtme të vendit të qëndrimit për kalim tranzit nëpërmjet Rusisë të figurave zyrtare apo delegacioneve me pasaporta diplomatike ose shërbimi, ose ka një udhëzim të posaçëm nga Departamenti Konsullor pranë MPJ-së së Rusisë;
- formular aplikimi për vizë i plotësuar: https://visa.kdmid.ru/, me një fotografi të përmasave (3.5x4.5cm);
- biletat e udhëtimit me datë të konfirmuar të nisjes nga Federata Ruse ose një garanci e konfirmuar e blerjes së tyre në Rusi
- policë e sigurimit shëndetësor (e vlefshme për vendet e BE).
Shtetasit e huaj që udhëtojnë përmes territorit të Rusisë në një anije të huaj, e cila ndodhet në një nga portet e Rusisë (në rast të ndryshimit të ekuipazhit), nuk marrin vizë tranziti. Atyre u lëshohet një vizë e zakonshme pune për qëllime udhëtimi si “pjesëtar i ekuipazhit”.
Në lidhje me këtë, duhet të theksohet se të drejtën për kalim tranzit pa viza përmes territorit të Federatës Ruse e kanë vetëm shtetasit e atyre vendeve, me të cilët Federata Ruse ka marrëveshje për udhëtime pa viza ose marrëveshje që parashikojnë kalim tranzit pa viza, si edhe shtetasit e huaj që kryejnë kalim tranzit pa viza deri në 24 orë, me kusht që ata të qëndrojnë në zonën e tranzitit të aeroportit rus deri në momentin e itinerarit të tyre, nisjes nga aeroporti.
Në të gjitha rastet e tjera, shtetasit e huaj duhet të marrin viza tranziti pranë përfaqësive konsullore të Rusisë në mënyrën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi i Rusisë, përfshirë transportin deri në 24 orë, nëse fluturimi lidhës do të kryhet nga një aeroport tjetër rus.
VIZAT ELEKTRONIKE:
Nga 1 tetori 2019, në përputhje me Dekretin e Qeverisë së Federatës Ruse, qytetarët e 53 vendeve (duke përjashtuar Shqipërinë) mund të marrin njëkalimshe pune, humanitare ose turistike në sajtin e posaçëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse (http://electronic-visa.kdmid.ru/) në formën e e një dokumenti elektronik (vizë elektronike) për të vizituar Shën Peterburgun dhe rajonin e Leningradit.
Viza elektronike lëshohet falas në bazë të aplikimit (kërkesës) nga shtetasi i huaj, të plotësuar në formë elektronike në faqen e internetit të sipërpërmendur të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, jo më vonë se 4 ditë kalendarike para datës së pritshme për të hyrë në pjesë të territorit të Rusisë. Kërkesës i bashkëngjitet një fotografi dixhitale në formën e një dokumenti elektronik. Për marrjen e kësaj vize nuk kërkohet asnjë dokument tjetër.
Vizat elektronike janë të vlefshme për 30 ditë nga data e lëshimit. Shtetasi i huaj mund të qëndrojë në Federatën Ruse deri në 8 ditë nga data e hyrjes.
Vizat elektronike janë të vlefshme për hyrje dhe dalje nga Federata Ruse në rrugë ajrore, tokësore dhe ujore, si dhe në rrugë tokësore pa përdorimin e automjeteve (në këmbë) ekskluzivisht përmes pikave të kontrollit kufitar të vendosura përgjatë kufirit shtetëror të Federatës Ruse në territorin e Shën Petërburgut dhe rajonit të Leningradit:
- Pika e kontrollit kufitar ajror “Pulkovo”;
- pikat e kontrollit kufitar detar "Vysotsk", "Porti i madh i Shën Petërburgut (stacioni detar"), "Porti i pasagjerëve të Shën Petërburgut";
- pikat e kontrollit kufitar të automjeteve "Ivangorod", "Torfyanovka", "Brusnichnoe", "Svetogorsk";
- Pika e kontrollit kufitar për këmbësorë "Ivangorod".
Nuk është ende e mundur hyrja me viza elektronike në territorin e Shën Petërburgut dhe Rajonit të Leningradit dhe dalja prej tyre në rrugë hekurudhore.
Shtetasit e huaj që kanë marrë viza elektronike për të vizituar Shën Petërburgun dhe rajonin e Leningradit kanë të drejtë të ndodhen dhe lëvizin vetëm brenda këtyre territoreve.
Kompanitë e transportit mund të verifikojnë, nëse një shtetas i huaj ka vizë elektronike të vlefshme në faqe e veçantë automatike të Ministrisë së Jashtme Ruse https://evisacheck.kdmid.ru/, ku informacioni është i disponueshëm në gjuhën ruse dhe angleze.
Shtetasit e huaj mbajën përgjegjësi personale për korrektësinë e të dhënave të tyre personale të paraqitura gjatë aplikimit për vizë elektronike, duke përfshirë drejtshkrimin e mbiemrit dhe emrit (emrave) të tyre në përputhje të saktë dhe të plotë me mënyrën e shkruar në pasaportë. Në rast të mospërputhjes së plotë ose të pjesshme të këtyre të dhënave me të dhënat e shkruara në pasaportë (shtetësia, mbiemri, emri (emrat), data e lindjes, gjinia, numri i pasaportës), ose paraqitja e fotove të tjera, jo të aplikuesve, këtyre të fundit do t’u refuzohet hyrja në Federatën Ruse. Ndërsa, vizat elektronike, të lëshuara në bazë të të dhënave false të paraqitura, do të anulohen. Përjashtim bëjnë vetëm rastet, kur emrat e shtetasve të huaj përmbajnë më shumë karaktere sesa parashikohet në formatin e aplikimit për vizë elektronike.
Duke filluar nga 1 tetori 2019, në përputhje me Dekretin e Qeverisë së Federatës Ruse, qytetarët e 53 vendeve (sipas listës së aprovuar) mund të marrin njëkalimshe pune, humanitare ose turistike në faqen e posaçme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse (http://electronic-visa.kdmid.ru/) në formën e një dokumenti elektronik (vizë elektronike) për të vizituar rajonin e Kaliningradit.
Viza elektronike lëshohet falas në bazë të aplikimit (kërkesës) nga shtetasi i huaj, të plotësuar në formë elektronike në faqen e internetit të sipërpërmendur të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, jo më vonë se 4 ditë kalendarike para datës së pritshme për të hyrë në pjesë të territorit të Rusisë. Kërkesës i bashkëngjitet një fotografi dixhitale në formën e një dokumenti elektronik. Për marrjen e kësaj vize nuk kërkohet asnjë dokument tjetër.
Vizat elektronike janë të vlefshme për 30 ditë nga data e lëshimit. Shtetasi i huaj mund të qëndrojë në Federatën Ruse deri në 8 ditë nga data e hyrjes.
Vizat elektronike janë të vlefshme për hyrje dhe dalje nga Federata Ruse ekskluzivisht përmes pikave të kontrollit kufitar të vendosura përgjatë kufirit shtetëror të Federatës Ruse në territorin e rajonit të e Kaliningradit:
- Pika e kontrollit kufitar ajror “Kaliningrad (Hrabrovo)”;
- Pika e kontrollit kufitar detar "Kaliningrad" (pikat e kontrollit në qytetin e kaliningradit, Balltijsk dhe Svetllij)";
- pikat e kontrollit kufitar të automjeteve "Bagratyonovsk", "Gusev", "Mamonovo (Gzhehotki)", "Mamonovo (Gronovo)", “Morskoe”, “Pogranicnij”, “Sovetsk”, “Cernishevskoe”;
- Pika e kontrollit kufitar hekurudhor "Mamonovo", “Sovetsk”.
Shtetasit e huaj që kanë marrë viza elektronike për të vizituar rajonin e Kaliningradit kanë të drejtë të ndodhen dhe lëvizin vetëm brenda territorit të rajonit të Kaliningradit. Nuk lejohet hyrja me vizë elektronike në pjesën tjetër të territorit të Federatës Ruse për qëllime tranziti hyrës (ose dalës) në rajonin e Kaliningradit, përfshi rrugët ajrore pa tranzit.
Kompanitë e transportit mund të verifikojnë, nëse një shtetas i huaj ka vizë elektronike të vlefshme në faqe e veçantë automatike të Ministrisë së Jashtme Ruse (https://evisacheck.kdmid.ru/), ku informacioni është i disponueshëm në gjuhën ruse dhe angleze.