Bashkepunimi Ruso-Shqiptar ne fushen e kultures, arsimit dhe sportit
Ne spektrin e marredhenieve ruso-shqiptare bashkepunimi ne fushen humanitare (kulture,arsim, sport) ka dinamike perparuese. Qe nga viti 1990 eshte pergatitur baze e mire e marreveshjeve dhe te drejtes: marreveshja nderqeveritare mbi bashkepunimin kulturor dhe shkencor date 11 prill 1995, Programi Trevjeçar i bashkepunimit kulturor dhe shkencor, i hartuar mbi bazen e saj (projekt i Programit te rradhes per vitet 2007-2009 ndodhet ne fazen e bashkerendimit), marreveshjet mbi bashkepunimin ne fushen e arkivave, bibliotekave, marreveshjet midis universiteteve shteterore dhe akademive te shkencave te te dy vendeve.
Stimuli kryesor per zhvillimin e marredhenieve ne fushen e kultures, shkences dhe arsimit eshte interesimi tradicional dhe i pashuar ne Shqiperi per arritjet e kultures, shkences dhe shkolles ruse. Shume shqiptare kerkojne te studjojne ne Rusi per specialitete te ndryshme, ose te vazhdojne aspiranturen. Ne vitin 2006 Rusia akordoi 20 te drejta studimi per shqiptaret.
Ne kuadrin e kembimeve ne fushen e arsimit dhe shkences ne Shqiperi vijne çdo vit studente dhe pedagoge te universitetit shteteror te Moskes, universitetit te marredhenieve me jashte dhe te Universitetit shteteror te Shen-Peterburgut per te marre pjese ne seminaret e mesimit te gjuhes shqipe.
Shpesh ne ambasaden ruse ne Tirane drejtohen perfaqesues te shoqatave te ndryshme kulturore shqiptare per te organizuar shfaqje te artisteve tane. Ne janar 2006 ne Tirane, me ftese te korporates shteterore te radios dhe televizionit, ishte dirigjenti i njohur rus, L. V. Nikollajev (per te rregjistruar koncertin e orkestres simfonike te Radiotelevizionit shqiptar nen drejtimin e tij). Ne prill 2006 ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane u zhvillua koncerti simfonik nen drejtimin e dirigjentit rus V. A. Valejev.
Ne festivalin teatror “Skampa”, qe zhvillohet çdo vit ne Elbasan, me 2006 mori pjese serishmi trupa e Teatrit dramatik te Moskes ne Perovskaja. Per te marre pjese ne festivalin tjeter vjetor te teatrove “Butrint 2000”, i cili me 2007 do te zhvillohet nen kujdesin e ministrisё shqiptare te kultures ne Butrint (Shqiperi), eshte ftuar trupa e njerit prej teatrove kryesore ruse. Duket qarte, se ne kembimet kulturore ka nje “perparesi” te pales ruse. Kolektivat shqiptare jane miq te rralle ne Rusi. Ne qershor 2005 Mosken e vizituan artistet shqiptare, qe moren pjese ne festivalin teatror “Gaztori sllav”.
Bashkepunimi ne fushen e kinematografise eshte percjelle me pjesmarrjen e vazhdueshme te filmit shqiptar ne kinofestivalet e Moskes. Me 2006 ne qytetin Kuçove (Shqiperi) u zhvillua “Java e filmit rus”, gjate te cilit u shfaqen perlat e kinemase sovjetike te viteve 1940-1950.
Rinia shqiptare shfaq interesim per mesimin e gjuhes ruse. Per vitin mesimor 2006-2007 Universiteti i Tiranes e rriti kuoten e studenteve te deges se gjuhes ruse deri ne 55 vete (u realizua plotesisht). Gjithёsejt ne kete dege te UT tani mesojne 96 studente. Ambasada mban lidhje te rregullta me pedagoget e deges. Me 2 nentor 2006 ne degen e rusishtes te UT u hap kabineti i gjuhes ruse prane katedres se gjuheve sllave. Ne atmosfere solemne Ambasadori i FR ne Shqiperi i dorzoi drejtuesve te UT kompjutera, teknike, libra mesimore dhe artistike, dhurate e Shtepise se Bashkeatdhetareve te Moskes. Ne ceremoni rektori i UT, Sh. Rokaj shprehu mirenjohjen e thelle per ndihmen e dhene ne pajisjen e kabinetit ne nivel bashkekohor dhe theksoi vleren e veçante te gjuhes ruse dhe kultures ruse ne teresi, per Shqiperine.