Mesazh urimi i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev me rastin e festës së Kurban Bajramit - Lajmet
Mesazh urimi i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, Mikhail Afanasiev me rastin e festës së Kurban Bajramit
Të nderuar myslimanë të Shqipërisë,
Pranoni urimet më të sinqerta dhe të përzemërta me rastin e Festës së Kurban Bajramit! Kjo Ditë është e veçantë dhe e shenjtë për të gjithë myslimanët e botës. Festa e ndritshme e Kurban Bajramit është mishërimi i idealeve të larta morale të islamit, gjithashtu personifikon virtytet më të mistershme në jetën e gjithsecilit: mirësinë, drejtësinë, kujdesin për njerëzit përreth dhe mëshirën ndaj tyre në kohë të vështira.
Le t’Ju frymëzojë Dita e shenjtë e Kurban Bajramit për gëzim dhe paqe shpirtërore, le të forcojë besimin tuaj në vlerat e përhershme njerëzore: paqen, dashurinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes njerëzve. Shumë i Larti ju dhëntë forcë dhe sukses, vullnet për arritje të reja, shëndet, begati dhe rehati në shtëpitë tuaja!
Festë të lumtur të Kurban Bajramit!
Ambasador i Federatёs Ruse nё Shqipёri
Mikhail Afanasiev