Mesazh i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev me rastin e Ditës së Rusisë. Tiranë, 12 qershor 2021 - Lajmet
Mesazh i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev me rastin e Ditës së Rusisë. Tiranë, 12 qershor 2021
Mesazh i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev me rastin e Ditës së Rusisë
Tiranë, 12 qershor 2021
Të nderuar bashkatdhetarë,
Të dashur miq,
Më datë 12 qershor ne festojmë Ditën e Rusisë – festën shtetërore kryesore të vendit tonë. Ajo simbolizon unitetin historik të popujve të Federatës Ruse në emër të lulëzimit të Atdheut, lirisë dhe pavarësisë së tij, pasqyron qëndrimin patriotik të qytetarëve dhe përgjegjësinë e tyre për fatin e Atdheut. Kjo ditë na bën të ndihemi krenarë për Rusinë, na jep forcë dhe rrit besimin tonë për një të ardhme më të mirë të vendit dhe forcimin e fuqisë së tij.
Dita e 12 Qershorit na shërben si një kujtesë se Rusia është një fuqi e madhe, e cila po zhvillohet në mënyrë dinamike, ka një histori të pasur, kulturë të madhe, larmi shumëkombëshe që na bën një familje. Mesazhi kryesor i festës është i thjeshtë dhe lakonik – të bashkuar jemi të fortë para çdo vështirësie dhe fatkeqësie. Le të duam Atdheun me gjithë zemër, le të jemi patriotë të vërtetë të Rusisë dhe të ndërtojmë me dinjitet të ardhmen e saj, duke u dhënë fëmijëve tanë një shembull dashurie vetëmohuese për Atdheun.
Do të doja t’u drejtohesha në mënyrë të veçantë bashkatdhetarëve që jetojnë në Shqipëri. Më lejoni që në këtë ditë solemne t’Ju uroj nga zemra: Gëzuar Ditën e Rusisë! Uroj sinqerisht të ruani lidhjet e pashkëputshme me vendin tuaj, të nderoni historinë e saj heroike, të respektoni traditat dhe zakonet shekullore të paraardhësve, e çfarë është më e rëndësishme: t’i kushtoni cilësitë dhe synimet tuaja më të mira çështjes së lulëzimit dhe suksesit të Atdheut, forcimit dhe zhvillimit të lidhjeve ruso-shqiptare.
Gëzuar festën, të dashur miq!