Back

Mbi aktivitetin kushtuar Ditës së Gjuhës Ruse të zhvilluar në Universitetin e Tiranës

Më datë 7 qershor në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvillua një aktivitet kushtuar Ditës së Gjuhës Ruse. Në këtë aktivitet morën pjesë Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, M.Afanasiev, Rektori i Univeristetit të Tiranës, A.Hoxha, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, E.Kromidha, Kryetarja e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, A.Pinari, Përfaqësuesi i Rossotrudniçestvo në Shqipëri, V.Çernopjatov.

Në fjalën e tij përshëndetëse për audiencën, Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, M. Afanasiev theksoi rëndësinë e vazhdueshme të gjuhës ruse në Shqipëri, si një mjet i komunikimit ndërkombëtar dhe një instrument i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok midis popujve. Ai me kënaqësi vuri në dukje se Shqipëria ka një qasje respektuese ndaj komponenteve të ndryshëm të kulturës ruse - letërsisë, artit, shkencës dhe teknologjisë. Ai shprehu besimin se studimi i mëtejshëm i gjuhës ruse në vend do t’u shërbejë interesave të zhvillimit të saj ekonomik, po kështu edhe nga pikëpamja e zgjerimit të segmentit rusishtfolës në sektorin e turizmit. Interesi i shtuar i studentëve shqiptarë për programet e bursave të studimit në universitetet ruse dëshmon për nevojën e gjuhës ruse në vend.

Gjatë veprimtarisë u zhvillua një diskutim interesant në lidhje me problemet dhe perspektivat e studimit të gjuhës ruse nga studentët shqiptarë. Palët nënvizuan gatishmërinë e ndërsjellë për punën e përbashkët me qëllim ruajtjen e zhvillimin e shkollës së studimeve ruse në Shqipëri. 

Studentët dhe mësuesit e universitetit lexuan poezitë e poetit të madh rus, A.S. Pushkin. Një vend të veçantë zunë edhe mesazhet përshëndetëse online të të rinjve shqiptarë që studiojnë në universitetet ruse.